U ZGJODH KRYESIA E SHOQATËS „LËVIZJA“

Deklaratë e Kuvendit të Parë Zgjedhor të shoqatës „Lëvizja“
2. August 2016
Themelohet Dega e shoqatës „Lëvizja“ në Austri
26. Oktober 2016

Të shtunën, më 1 tetor 2016, në ambientet e hotel „Sirius“ në Prishtinë, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“.

Kjo ishte mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues pas Kuvendit të parë Zgjedhor të mbajtur në Prishtinë më 30 korrik 2016.

Këshilli Drejtues u zotua në përmbushjen e orientimeve të Shoqatës „Lëvizja“që burojnë nga Deklarata Themeluese. Shoqata „Lëvizja“ është OJQ e cila ka per synim që të avancojë, promovojë dhe kultuvojë historinë e levizjeve çlirimtare.

Këshilli Drejtues, pas diskutimeve të shumta mbi strategjinë e veprimit të Shoqatës „Lëvizja“, dhe ndarjes së detyrave, zgjodhi edhe Kryesinë e Shoqatës në këtë përbërje:

Kryetar:Xhevat Bislimi

Nënkryetarë: Adnan Asllani dhe Fatmir Limani

Sekretar: Fatmir Arifi

Anëtarë të Kryesisë:

Afërdita Dervishi

Agush Buja

Dilaver Goxhaj

Emrush Xhemajli

Nexhat Maliqi

Rexhë Ibërdemaj

Sadri Ramabaja

Shaqir Shaqiri

Shefit Xhaferi

Tahir Hani

Zija Jakupi

 

Prishtinë, 4 tetor 2016