U mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër

U mbajt takim konsultativ në Prishtinë
16. Juni 2016
Fotogaleri nga Kuvendi Zgjedhor i Degës në Zvicër
19. Juni 2016
Neuenhof, 19 qershor 2016
Më 19 qershor 2016, në Neuenhof të Zvicrës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër.
Të pranishëm ishin ish-veprimtarë të shumtë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kuvendi u mbajt në një frymë të diskutimit konstruktiv duke theksuar domosdoshmërinë e egzistimit të Shoqatës si dhe forcimit të saj. Pati edhe propozime konkrete të cilat do t’i përcillen në formë të shkruar Kuvendit të Parë Zgjedhor i cili do të mbahet më 31 korrik 2016 në Prishtinë.
Të pranishëm ishin edhe ish-veprimtarë nga Gjermania jugore, të cilët u zotuan për forcimin e Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Gjermani.
Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin Drejtues prej 13 vetave dhe miratoi Deklaratën në të cilën u bëhet thirrje të gjithë ish-anëtarëve e simpatizantëve të LPK-së, Fondit „Vendlindja Thërret“ si dhe ish organizimeve tjera të fshehta çlirimtare, që ti bashkohen shoqatës „LËVIZJA“.
Pas përfundimit të punimeve të Kuvendit, Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen e parë ku përcaktoi detyrat e anëtarëve dhe zgjodhi Kryesinë. Kryetar i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër u zgjodh Adnan Asllani, ndërsa nënkryetar u zgjodhën Agush Buja e Zarije Bajrami, kurse sekretar Taulant Gashi, ndërkaq Metush Zenuni u zgjodh arkatar.
Këshilli Drejtues i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër
* * *
Më poshtë po u sjellim deklaratën e plotë të cilën e miratoi Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës “LËVIZJA”:
Shoqata „LËVIZJA“ Dega në Zvicër

D E K L A R A T Ë

Sot në Neuenhof të Zvicrës zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër.
Në Kuvend të pranishëm ishin anëtarë e simpatizantë të shumtë të ish-Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Kuvendi zhvilloi punimet në një atmosferë konstruktive në të cilën debatet u orientuan drejt angazhimeve të përbashkëta, që dalin nga Deklarata e Kuvendit Themelues në Prishtinë të mbajtur më 1 Gusht 2015.
Të pranishmit dhanë edhe propozime konkrete për mbarëvajtje të mëtutjeshme të punës së Shoqatës „LËVIZJA“ të cilat do ti dërgohen Kuvendit Zgjedhor në Prishtinë. Kuvendi zgjodhi Këshillin Drejtues të Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër në përbërje prej 13 anëtarëve.
Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ i dha mbështetje të plotë Deklaratës së Kuvendit Themelues në Prishtinë. Kuvendi Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ fton të gjithë ish-anëtarët e simpatizantët e LPK-së, të Fondit „Vendlindja Thërret“ si dhe të ish organizimeve tjera të fshehta çlirimtare që ti bashkohen Shoqatës „LËVIZJA“.
Shoqata „LËVIZJA“ do të jetë e hapur për të gjithë ata që e bashkëndjejnë rolin e veprimtarisë që buron nga Deklarata Themeluese e Shoqatës „LËVIZJA“.
Kuvendi obligon Këshillin Drejtues që të marrë pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor në Prishtinë.
Neuenhof, 19 qershor 2016
* * *
Kjo është përbërja e Këshillit Drejtues të Degës së Shoqatës “LËVIZJA” në Zvicër:
1. Adnan Asllani
2.Agron Gërvalla
3. Agush Buja
4. Bardhyl Mahmuti
5. Haki Morina
6. Ibish Neziri
7. Isuf Sherifi
8. Metush Zenuni
9. Niman Krasniqi
10. Ramiz Daka
11. Taulant Gashi
12. Xhevat Zeka
13. Zarije Bajrami