U mbajt Kuvendi i Degës në Gjermani

Reagim i Shoqatës „Lëvizja“
6. November 2016
Tubim festiv për shënimin e 28 Nëntorit
22. November 2016

Würzburg, 13 nëntor 2016

Në Würzburg të Gjermanisë, zhvilloi punimet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani.

Ishin të pranishëm bashkëveprimtarë nga ish LPK-ja dhe strukturave të saj, luftëtarë të luftërave çlirimtare si dhe të struturave financiare e logjistike; përfaqësues të regjioneve të ndryshme në Gjermani ku ka vepruar Lëvizja Popullore e Kosovës.

Ishin të pranishëm edhe përfaqësues Kryesisë së Shoqatës „Lëvizja“ si dhe përfaqësues të degës së Shoqatës „Lëvizja“ në Zvicër.

Kuvendin e përshkoi një frymë diskutimi me një fokus mbi domosdoshmërinë e funksionimit të Shoqatës „Lëvizja“ si një mekanizëm për mbledhjen, ruajtjen, kultivimin, mbrojtjen, promovimin dhe afirmimin i vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë.

Më pas Kuvendi zgjodhi edhe Kryesinë e Degës në këtë përbërje:

 

Tafë Tafa – Kryetar

Dashmire Hasani – Nënkryetare

Lindita Haxhiu – Sekretare

Ryshë Blinishti – Arkatar

Begzad Gashi

Brahim Kabashi

Nexhat Maliqi

Sabri Lushi

Sami Agushi

Xhafer Murseli