Tubim festiv për shënimin e 28 Nëntorit

U mbajt Kuvendi i Degës në Gjermani
14. November 2016
Edhe në Francë u themelua Dega e Shoqatës „Lëvizja“
3. Dezember 2016

Të dashur bashkëveprimtarë.
Për shënimin e 28 Nëntorit, shoqata „Lëvizja“ dega në Zvicër do të organizojë një tubim festiv.
Janë të ftuar të gjithë ish anëtarët e LPK-së, simpatizantët e saj si pjestarët e strukturave të krijuara nga ajo si UÇK, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, UÇPMB dhe fondet përkatëse, bashkë me familjet e tyre.
Në tubim do të ketë program artistik dhe ushqime tradicionale, të cilat vullnaetarisht mund ti sjellni me vete.
Do të jetë një takim i festës, por edhe i bashkëbisedimit çmalljes me njëri-tjetrin duke evokuar kujtime nga e kaluara.
Janë të ftuar edhe shokët e familjet e tyre edhe nga vendet tjera si Gjermania, Franca, Austria etj.
Tubimi mbahet më 4 dhjetor 2016, duke filluar nga ora 13:00 deri në ora 17:00, në këtë adresë:

Hotel Winkelried
Landstrasse 36
CH-5430 Wettingen

Këshilli Drejtues i Shoqatës „Lëvizja“ – Dega në Zvicër