SHOQATA LËVIZJA
Njoftim për Opinion
Prishtinë, 1 Gusht 2015
Sot në praninë e konsiderueshme të ish anëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, nga Kosova dhe trevat e pushtuara, në lokalet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u themelua „Shoqata Lëvizja“. Lëvizja Popullore e Kosovës me veprimtarinë e saj çlirimtare, përgjatë tri dekadave të shkuara, ka bërë detyrën ndaj atdheut; ka ndërtuar veprimtarin e çështjes „Luftëtarin e lirisë“, ka mbajtur të gjallë shpresen e lirisë dhe ka ngritur brenda gjirit të saj Ushtrinë Çlirimtare, e cila varësisht nga hapësirat ku veproi mori emërtimin. E djeshmja e Lëvizjes Popullore të Kosovës ishte një veprimtari e ngjeshur dhe e lavdishme, andaj ajo duhet të mblidhet, të arkivohet, të mbrohet. Kultivimi i vlerave të Lëvizjes Popullore do ti shtojë dinjitetin shoqërisë sonë, të tashmes, të ardhmes dhe mbamendjes historike. Ne kemi fatin e mirë, që një pjesë e konsiderueshme e bartësve të asaj veprimtarie janë gjallë dhe aty ku mungojnë dokumentat e shkruara për efekt natyre të veprimtarisë, do mbledhim dëshmi të dorës së parë, asaj vepruese. Ftojmë të gjithë ish veprimtarët për anëtarësim, dhe mbështetësit e simpatizantët të kenë kurajon të kontribuojnë me dëshmitë që kanë mbetur nëpër kohë të ndryshme, e ku ato mungojnë i inkurajojmë të ofrojnë dëshmitë e tyre të shkruara. Këshilli i Përkohëshëm Drejtues mori mandatin organizativ deri në kuvend. Për koordinator zgjodhi z. Adnan Asllanin.
Shoqata Lëvizja
E-Mail: info@levizja.org