Themelohet dega e shoqatës „Lëvizja“ në Zvicër

Themelohet dega e Shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani
14. Dezember 2015
Njoftim
8. Mai 2016

Neuenhof, 20 dhjetor 2015
Sot në Neuenhof të Zvicrës u bë themelimi i degës së shoqatës “Lëvizja” në Zvicër.
Në një takim të mbajtur në restorantin “Posthorn” të pranishmit i përshëndetën edhe anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues. Ishte konkluzion i përbashkët se shoqata është një domosdoshmëri e kohës e cila do të japë kontributin e vet në mbledhjen, ruajtjen, kultivimin, mbrojtjen, promovimin dhe afirmimin e vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë.
Pas diskutimeve të shtruara u bë edhe zgjedhja e Këshillit të Përkohshëm Drejtues të degës në Zvicër prej 9-të anëtarëve kurse si Koordinator për Zvicër u caktua Agush Buja.
Në mbledhje iu dha përkrahje veprimtarive për shënimin e 80-të vjetorit të lindjes së Adem Demaçit etj.

Shoqata „Lëvizja“
Adnan Asllani – Koordinator