Themelohet Dega e shoqatës „Lëvizja“ në Austri

U ZGJODH KRYESIA E SHOQATËS „LËVIZJA“
4. Oktober 2016
Reagim i Shoqatës „Lëvizja“
6. November 2016

Të merkuren me 26.10.2016 ne lokalet e shoqatës Iliria u mbajt takimi themelues i shoqates „Levizja“

Në praninë e konsiderueshme të ish aktivistëve të LPK-së, aktivistëve të fondit „Vendlindja Therret“, fondit „Zeri i Atdheut“, fondit „Liria Kombetare“  ish luftëtarëve të UÇK-së dhe  ish veprimtareve të organizimeve tjera çlirimtare, në një atmosferë konstruktive dhe tolerante, në të cilën diskutimet e të pranishmëve u orientuan drejt gjetjes së rrugëve  që u japin zgjidhje adekuate preokupimeve tona të përbashkëta, u mbajt takimi themelues i shoqates „Lëvizja“.

Të pranishmit shprehën brengat e tyre të sinqerta për dukuritë qe tani më janë berë përditshmëri e hidhur, me shpresen se angazhimi në kuadër të shoqatës „Lëvizja“ do të ndihmojë në argumentimin dhe ndriçimin e shumë dukurive që kanë të bejnë sidomos me veprimtarinë çlirimtare.

Në takimin themelues, me votim të fshehtë, u zgjodhën  edhe organet drejtuese të shoqatës „Lëvizja“ – Dega në Austri, si në vijim:

Arkatar     Avdyl Gjocaj

zv.Arkatar:  Xhevat Restelica

Sekretar      Dashmir Ollomani

zv.Sekretar . Nasuf Kamberi

Anëtar Kryesie:  Lulzim Muçaj

zv Kryetar :  Shyqëri Bytyqi

zv Kryetar : Afrim Shala

Kryetar :  Abdullah Abdullahu