Shoqëria «LËVIZJA» mbështet protestën në Gjenevë

SIMPOZIUM SHKENCOR „THEMELIMI I LËVIZJES – LPK DHE HERONJTË E JANARIT 1982“
11. Januar 2017
Fjala e hapjes në simpozium nga Kryetari Xhevat Bislimi
20. Januar 2017

Më 14 janar 2017 në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.
Shoqëria „Lëvizja“ e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.
Shoqëria „Lëvizja“ e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.
Protesta mbahet të shtunën më 14 janar 2017 duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë:

Plaine de Plainpalais
CH-1205 Geneve

Kryesia e Shoqërisë „Lëvizja“- Dega në Zvicër

Adnan Asllani – Kryetar