Shoqëria «LËVIZJA» mbështet protestën në Colmar të Francës

Fjala e hapjes në simpozium nga Kryetari Xhevat Bislimi
20. Januar 2017
Letër ngushëllimi familjes së shkrimtarit Dritëro Agolli
4. Februar 2017

Nesër, më 21 janar 2017 në Colmar të Francës do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca.
Shoqëria «Lëvizja» e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij.
Shoqëria «Lëvizja» e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste.
Shoqëria «Lëvizja» fton posaçërisht degët e saj në Francë, Zvicër dhe Gjermani, të tregohen në nivelin e mobilizimit, në mënyrë që protesta të jetë sa më masovike.
Protesta mbahet të shtunën më 21 janar 2017 duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë:

9 Avenue Raymond Poincare
6800 Colmar – France

Kryesia e Shoqërisë «Lëvizja»- Dega në Zvicër

Adnan Asllani – Kryetar