Reagim i Shoqatës „Lëvizja“

Themelohet Dega e shoqatës „Lëvizja“ në Austri
26. Oktober 2016
U mbajt Kuvendi i Degës në Gjermani
14. November 2016

Vdekja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Astrit Deharit në burgun e Prizrenit na ka tronditur thellë.
Shoqata „Lëvizja“ u shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, motrës, bashkëshortes dhe mbarë familjes së Avni dhe Xhemile Deharit.
Duke e përjetuar si një humbje të madhe dhe duke ndarë dhimbjen me familjen e Astritit dhe bashkveprimtarët e familjes Dehari, Shoqata „Lëvizja“ shpreh revoltën e vet për këtë tragjedi dhe kërkon me këmbëngulësi që rasti të ndriçohet plotësisht dhe të bëhen publike të gjitha detajet e kësaj vdekje misterioze. Çdo hezitim i institucioneve të Kosovës që të sqarohet plotësisht ky rast dhe t’i sjellë para përgjegjësisë ata që kanë ndikuar në këtë tragjedi do të konsiderohet si bashkëpërgjegjësi e tyre. Shoqata „Lëvizja“ kërkon që vdekja e Astrit Deharit të mos mbetet e pandëshkuar por të vihen në përgjegjësi të gjithë ata që kanë përgjegjësitë objektive.

Me dhembje të thellë
Shoqata „Lëvizja“