[vc_row][vc_column]

22. November 2016

Tubim festiv për shënimin e 28 Nëntorit

Të dashur bashkëveprimtarë. Për shënimin e 28 Nëntorit, shoqata „Lëvizja“ dega në Zvicër do të organizojë një tubim festiv. Janë të ftuar të gjithë ish anëtarët e LPK-së, simpatizantët e saj si pjestarët e strukturave të krijuara nga ajo si UÇK, Ushtria Çlirimtare Kombëtare, UÇPMB dhe fondet përkatëse, bashkë me familjet e tyre. Në tubim do të ketë program artistik dhe ushqime tradicionale, të cilat vullnaetarisht mund ti sjellni me vete. Do të jetë një takim i festës, por edhe i bashkëbisedimit çmalljes me njëri-tjetrin duke evokuar kujtime nga e kaluara. Janë të ftuar edhe shokët e familjet e tyre […]
14. November 2016

U mbajt Kuvendi i Degës në Gjermani

Würzburg, 13 nëntor 2016 Në Würzburg të Gjermanisë, zhvilloi punimet Kuvendi Zgjedhor i Degës së Shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani. Ishin të pranishëm bashkëveprimtarë nga ish LPK-ja dhe strukturave të saj, luftëtarë të luftërave çlirimtare si dhe të struturave financiare e logjistike; përfaqësues të regjioneve të ndryshme në Gjermani ku ka vepruar Lëvizja Popullore e Kosovës. Ishin të pranishëm edhe përfaqësues Kryesisë së Shoqatës „Lëvizja“ si dhe përfaqësues të degës së Shoqatës „Lëvizja“ në Zvicër. Kuvendin e përshkoi një frymë diskutimi me një fokus mbi domosdoshmërinë e funksionimit të Shoqatës „Lëvizja“ si një mekanizëm për mbledhjen, ruajtjen, kultivimin, mbrojtjen, promovimin dhe […]
6. November 2016

Reagim i Shoqatës „Lëvizja“

Vdekja e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Astrit Deharit në burgun e Prizrenit na ka tronditur thellë. Shoqata „Lëvizja“ u shpreh ngushëllimet më të sinqerta prindërve, motrës, bashkëshortes dhe mbarë familjes së Avni dhe Xhemile Deharit. Duke e përjetuar si një humbje të madhe dhe duke ndarë dhimbjen me familjen e Astritit dhe bashkveprimtarët e familjes Dehari, Shoqata „Lëvizja“ shpreh revoltën e vet për këtë tragjedi dhe kërkon me këmbëngulësi që rasti të ndriçohet plotësisht dhe të bëhen publike të gjitha detajet e kësaj vdekje misterioze. Çdo hezitim i institucioneve të Kosovës që të sqarohet plotësisht ky rast dhe […]
26. Oktober 2016

Themelohet Dega e shoqatës „Lëvizja“ në Austri

Të merkuren me 26.10.2016 ne lokalet e shoqatës Iliria u mbajt takimi themelues i shoqates „Levizja“ Në praninë e konsiderueshme të ish aktivistëve të LPK-së, aktivistëve të fondit „Vendlindja Therret“, fondit „Zeri i Atdheut“, fondit „Liria Kombetare“  ish luftëtarëve të UÇK-së dhe  ish veprimtareve të organizimeve tjera çlirimtare, në një atmosferë konstruktive dhe tolerante, në të cilën diskutimet e të pranishmëve u orientuan drejt gjetjes së rrugëve  që u japin zgjidhje adekuate preokupimeve tona të përbashkëta, u mbajt takimi themelues i shoqates „Lëvizja“. Të pranishmit shprehën brengat e tyre të sinqerta për dukuritë qe tani më janë berë përditshmëri e […]
4. Oktober 2016

U ZGJODH KRYESIA E SHOQATËS „LËVIZJA“

Të shtunën, më 1 tetor 2016, në ambientet e hotel „Sirius“ në Prishtinë, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“. Kjo ishte mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues pas Kuvendit të parë Zgjedhor të mbajtur në Prishtinë më 30 korrik 2016. Këshilli Drejtues u zotua në përmbushjen e orientimeve të Shoqatës „Lëvizja“që burojnë nga Deklarata Themeluese. Shoqata „Lëvizja“ është OJQ e cila ka per synim që të avancojë, promovojë dhe kultuvojë historinë e levizjeve çlirimtare. Këshilli Drejtues, pas diskutimeve të shumta mbi strategjinë e veprimit të Shoqatës „Lëvizja“, dhe ndarjes së detyrave, zgjodhi edhe Kryesinë e Shoqatës në këtë […]
2. August 2016

Deklaratë e Kuvendit të Parë Zgjedhor të shoqatës „Lëvizja“

Shoqata „LËVIZJA“   D E K L A R A T Ë   Sot në Prishtinë, në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“. Në një atmosferë konstruktive, të debatit përmbajtësor, Kuvendi i zhvilloi punimet në prezencë të 101 delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga mërgata. Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ zgjodhi Këshillin Drejtues prej 35 anëtarëve. Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ e miratoi, në parim, projekt-statutin dhe autorizoi Këshillin Drejtues që të harmonizojë atë në përputhje me vërejtjet dhe propozimet e bëra në Kuvend. […]
19. Juni 2016

Fotogaleri nga Kuvendi Zgjedhor i Degës në Zvicër

19. Juni 2016

U mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër

Neuenhof, 19 qershor 2016 Më 19 qershor 2016, në Neuenhof të Zvicrës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër. Të pranishëm ishin ish-veprimtarë të shumtë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kuvendi u mbajt në një frymë të diskutimit konstruktiv duke theksuar domosdoshmërinë e egzistimit të Shoqatës si dhe forcimit të saj. Pati edhe propozime konkrete të cilat do t’i përcillen në formë të shkruar Kuvendit të Parë Zgjedhor i cili do të mbahet më 31 korrik 2016 në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe ish-veprimtarë nga Gjermania jugore, të cilët u zotuan për forcimin e […]
16. Juni 2016

U mbajt takim konsultativ në Prishtinë

Prishtinë, 16 qershor 2016 Sot në Prishtinë, nën organizimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“ u organizua një takim konsultativ me ish anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si dhe veprimtarë të dalluar të lëvizjes së fshehtë çlirimtare. Takimi u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në prani të rreth pesëdhjetë veprimtarëve nga vise të ndryshme të Kosovës. Në fillim, pjesëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues informuan të pranishmit lidhur me qëllimet e shoqatës „Lëvizja“ që burojnë nga Deklarata e miratuar më 1 gusht 2015 në Prishtinë, në Kuvendin Themelues të saj. U theksua se qëllimi […]
8. Mai 2016

Njoftim

Të dielën, më 8 maj 2016, Këshilli i përkohshëm Drejtues i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër mbajti një takim të zgjeruar me ish-anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në mbledhje u diskutua për domosdoshmërinë e funksionalizimit të Shoqatës „LËVIZJA“ duke pasur një mendim unanim për të arritur sa më parë nivelin e duhur organizativ. Këshilli i Përkohshëm Drejtues dhe të pranishmit ishin unanim në konkluzionet e mëposhtme: – Ti kërkohet Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „LËVIZJA“ organizmimi i Kuvendit të parë Zgjedhor në Prishtinë, më së largu deri më 1 Gusht 2016. – Të gjithë ish-anëtarët e LPK-së […]
[/vc_column][/vc_row]