Njoftim

Themelohet dega e shoqatës „Lëvizja“ në Zvicër
20. Dezember 2015
U mbajt takim konsultativ në Prishtinë
16. Juni 2016

Të dielën, më 8 maj 2016, Këshilli i përkohshëm Drejtues i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër mbajti një takim të zgjeruar me ish-anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Në mbledhje u diskutua për domosdoshmërinë e funksionalizimit të Shoqatës „LËVIZJA“ duke pasur një mendim unanim për të arritur sa më parë nivelin e duhur organizativ.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues dhe të pranishmit ishin unanim në konkluzionet e mëposhtme:
– Ti kërkohet Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „LËVIZJA“ organizmimi i Kuvendit të parë Zgjedhor në Prishtinë, më së largu deri më 1 Gusht 2016.
– Të gjithë ish-anëtarët e LPK-së të angazhohen në organizimin e Degës së Zvicrës si dhe të mbahet Kuvendi i parë Zgjedhor në Zvicër më së largu deri më 1 Korrik 2016.
– Të analizohet dhe të hapet debati për vlerën e pagesës së anëtarësisë në Zvicër.
Këshilli i Përkohshëm Drejtues i degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër
Agush Buja – Koordinator