Shoqëria Lëvizja organizon tubim përkujtomor për dëshmorët

SHOQËRIA LËVIZJA MBAJTI KUVEND PUNE
5. August 2018
DEKLARATË POLITIKE
24. Oktober 2020

NJËZET VJET PËRJETËSI

Me rastin e 20-të vjetorit të rënies së shokëve tanë në luftë për liri: Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adem, Hamzë e Shaban Jashari, Xhavit Haziri, Ismet Jashari-Komandant Kumanova, Mujë Krasniqi, Agim Bajrami, Beqir Limani, Bekim Berisha, Skënder Çeku, Sejdi Sejdiu etj., Shoqëria Lëvizja organizon tubim përkujtimor në nderim të jetës e veprës së tyre heroike.
Tubimi përkujtimor mbahet më 30 shator 2018, duke filluar nga ora 14:00, në këtë adresë:

Sternenhofstrasse 15
CH-4153 Reinach

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët si dhe familjarë, shokë e bashkëveprimtarë të dëshmorëve, që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor.

Degët e Shoqërisë Lëvizja në Austri, Francë, Gjermani dhe Zvicër