E nderuara familje e Dritëro Agollit,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Dritëro Agolli.
Me këtë rast duam të ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.
Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet ikonë e letërsisë dhe e kulturës kombëtare.
Ai ishte frymëzimi i i brezave për liri në të gjitha trojet shqiptare.
Do të mbetet i përjetshëm dhe dritërues me veprat e tij!
Në këto momente të rënda për ju, ne shoqëria «Lëvizja» duke bashkëndjerë dhimbjen që keni, jemi me mendje e me zemër pranë jush, duke ju dhënë forcë që ta përballoni këtë humbje të madhe për ju dhe për kulturën shqiptare.
I qoftë i lehtë dheu i tokës arbërore!
Prishtinë, 4 shkrut 2017
Shoqëria „Lëvizja“
Xhevat Bislimi – Kryetar