Sot, më 3 dhjetor 2016 u mbajt Kuvendi për themelimin e Degës së Shoqatës „Levizja“ në Francë.
Takimi-kuvendi u mbajt në qytetin e njohur të Francës, në Lion. Në Kuvend morën pjesë edhe përfaqësues nga Parisi e nga Provinsa. Mbështetjen dhe pëlqimin e tyre për themelimin e Degës e dhanë edhe bashkëveprimtarët nga Belfori, Marseji e Myluza. Kryetar i Deges u zgjodh veprimtari i dalluar i LPK-së, Osman Zymberi (Tetovë-Paris), nënkryetar Sejdulla Syla (Viti-Lion) dhe sekretar Fejzulla Veliu-Berisha (Skënderaj-Paris), ndërsa anëtar të Kryesisë Mustafë Alimusaj (Deçan-Belfor) dhe Enver Ademi (Drenas-Lion).
Është lënë mundësia edhe për dy anëtarë Kryesie pasi të merret konfirmimi-miratimi.