Shoqata „LËVIZJA“
Sot në Prishtinë, në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“.
Në një atmosferë konstruktive, të debatit përmbajtësor, Kuvendi i zhvilloi punimet në prezencë të 101 delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga mërgata.
Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ zgjodhi Këshillin Drejtues prej 35 anëtarëve.
Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ e miratoi, në parim, projekt-statutin dhe autorizoi Këshillin Drejtues që të harmonizojë atë në përputhje me vërejtjet dhe propozimet e bëra në Kuvend.
Kuvendi i parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ i dha mbështetje të plotë Deklaratës së Kuvendit Themelues në Prishtinë të datës 1 gusht 2015.
Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ fton të gjithë ish-anëtarët e simpatizantët e LPK-së, të Fondit „Vendlindja Thërret“, „Zëri i Atdheut“, „Liria Kombëtare“, dhe pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës Medvegjës e Bujanocit dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, si dhe të ish organizimeve tjera të fshehta çlirimtare që ti bashkohen Shoqatës „LËVIZJA“.
Shoqata „LËVIZJA“ do të jetë e hapur për të gjithë ata bashkëveprimtarë që janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në kuadër të Shoqatës „LËVIZJA“.
Prishtinë, 31 korrik 2016