[vc_row][vc_column]
24. Oktober 2020
Shoqëria LËVIZJA Për institucionet e Republikës së Kosovës, për institucionet e BE-së dhe për qendrat e vendosjes në botë DEKLARATË POLITIKE Asociacioni i Komunave me shumicë serbe- akt diversiv kundër Republikës Shoqëria LËVIZJA po e përcjell me shqetësim diskursin publik të ringjallur nga diplomacia evropiane dhe jo vetëm ajo, lidhur me gjoja obligimin që paska Kosova për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, por edhe reagimin e mefshtë të Qeverisë sonë. Asociacionin e Komunave me shumicë serbe Shoqëria LËVIZJA e vlerëson si akt diversiv kundër Republikës. 1. I ngarkuari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçaku së fundmi ishte […]
18. September 2018
NJËZET VJET PËRJETËSI Me rastin e 20-të vjetorit të rënies së shokëve tanë në luftë për liri: Fehmi e Xhevë Lladrovci, Adem, Hamzë e Shaban Jashari, Xhavit Haziri, Ismet Jashari-Komandant Kumanova, Mujë Krasniqi, Agim Bajrami, Beqir Limani, Bekim Berisha, Skënder Çeku, Sejdi Sejdiu etj., Shoqëria Lëvizja organizon tubim përkujtimor në nderim të jetës e veprës së tyre heroike. Tubimi përkujtimor mbahet më 30 shator 2018, duke filluar nga ora 14:00, në këtë adresë: Sternenhofstrasse 15 CH-4153 Reinach Ftohen të gjithë bashkatdhetarët si dhe familjarë, shokë e bashkëveprimtarë të dëshmorëve, që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor. Degët e Shoqërisë […]
5. August 2018
Dje, në Prishtinë, Shoqëria Lëvizja mbajti Kuvend pune me degët e saj. Të pranishëm ishin përfaqësuesit e Degës së Kosovës, të Degës së Maqedonisë shqiptare, të Degës së Zvicrës, asaj të Gjermanisë dhe të Francës. Në fillim, me një minutë heshtje, u nderua figura e ndritur e kombit, Bacë Adem Demaçi. Për Shoqërinë tonë dhe për shqiptarët, Baca Adem ishte dhe mbetet përjetësisht fanar që do të ndriçoj rrugën e ribashkimit të kombit dhe Shqipërisë në një shtet. Kundërshtojmë, u tha në mbledhje, tendencat që përpiqen ta paraqesin Atin e lirisë dhe të ribashkimit të kombit e të Shqipërisë, Adem […]
19. Januar 2018
Ky është programi i simpoziumit shkencor me temën: Lëvizja Popullore e Kosovës në vitet 1982-1984 dhe heronjtë Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri e Zija Shemsiu. Simpoziumi organizohet nga Shoqëria „Lëvizja“, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Instituti Albanologjik. Simpoziumi mbahet në Shkup më 25 janar 2018 në lokalet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
28. August 2017
Gostivar, 27 gusht 2017 Pas hapjes së mbledhjes nga ana e veprimtarit Luan Veliu, i cili edhe kishte bërë përgaditjet dhe organizimin e kësaj Mbledhje të Parë Konsultative, për themelimin e Degës dhe mbajtjes një minut heshtje për nderë të jetës dhe veprës deri në flijim të Dëshmorëve të Atdheut, zhvillimet dhe punimet e kësaj mbledhje do t’i vazhdonte nënkrytari i Shoqërisë Lëvizja Fatmir Limani. U shpalos pika dhe nënpikat e këtij takimi dhe u hap debat në lidhje me pikën e parë rreh arsyes dhe nevojës për krijimin e Degës së Shoqërisë Lëvizja në këto hapësira. Mbledhjes iu drejtuan […]
22. August 2017
Me nismën e anëtarëve, veprimtarëve dhe drejtuesëve të LPK-UÇK-së, para dy vitesh, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, u organizua dhe u mbajt Kuvendi Themelues i Shoqërisë «Lëvizja». Ftesa për të ardhur dhe për t’u bërë pjesë e kësaj mbledhjeje të një rëndësie të veçantë ishte publike për të gjithë anëtarët, simpatizantët, veprimtarët dhe drejtuesit e LPK-UÇK-së, madje edhe për të gjithë ata që në kohë, vend dhe rrethana të ndryshme (për shkaqe dhe arsye te ndryshme) kishin vepruar në organizata të ndryshme atdhetare për qëllime të njëjta me LPK-në: çlirimin e Kosovës dhe të viseve të saja të pushtuara. Ky […]
2. Mai 2017
Lista e pjesëmarrësve në Mbledhjen Konsultative të LPRK-së në Kollare më 24 prill 1993 Kryesia e LPRK-së: Xhavit Haziri Ramadan Avdiu Halil Selimi Hidajete Krasniqi Guximtar Labënishti Delegatë nga Dega jashtë vendit: Adem Grabovci Ali Ahmeti Bilall Sherifi Gafurr Elshani Musa Demiri Delegatë nga Këshillat e Rretheve: Adnan Asllani Ahmet Haxhiu Azem Syla Beajdin Hallaqi Behxhet Luzha Beqir Limani Dervish Çadraku Fadil Bajrami Fatmir Brajshori Gani Fetaj Hashim Thaçi Hulusi Beqiri Hysen Gega Ibish Neziri Ilaz Kadolli Milaim Elshani Mustafë Krasniqi Ramadan Pllana Ruzhdi Veliu Sahit Berisha Sali Lajqi Mbledhjen e kanë drejtuar Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti Mbledhja ka […]
24. April 2017
Shumë të dashura Familje të Dëshmorëve, Të respektuar të plagosur dhe ushtarë të lirisë, Të nderuar të burgosur politik, udhëheqës, veprimtarë dhe anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Të nderuar të pranishëm e sotmja shënon edhe ditën e përjetësimit të veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës Naser Veliu dhe Nurie Zeka. Dy dekada e gjysmë më parë në këtë fshat, në këtë vend, në këtë shtëpi u mblodhën bashkë dhe ilegalisht delegat nga të gjitha hapsirat shqiptare: Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Ahmet Haxhiu, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Bilall Sherifi, Adem Grabovci, Beajdin Allaçi, Xhavit Haziri, Fadil Bajrami, Fatmir Brajshori, Musa […]
24. April 2017
Shtëpia e Halit Zeqirit, 24 vjet histori: “Prej sot e tutje shtëpia jonë ka hyrë në rrjedhat e historisë së të gjithë shqiptarëve dhe ju përgëzoj të gjithëve që ta gëzojmë lirinë dhe pllakën e vendosur në këtë vend”, kanë qenë fjalët e të zotit të shtëpisë, Halit Zeqiri, në vatrën e të cilit u mbajt mbledhja konsultative e LPK-së, 24 vjet më parë Fami Bajrami Dje, në Kollare të Kërçovës, solemnisht është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë figura të LPK-së […]
21. März 2017
Lidhur me projektligjin e inicuar për shndërrimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, Shoqëria „Lëvizja“ shpreh këtë qëndrim: Shoqëria „Lëvizja“ mendon se miratimi i projektligjit për FSK-në, ku FSK shndërrohet në Ushtrinë e Kosovës është një nga çështjet më të rëndësishme për shtetin e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga shtetet kryesore të botës. Ushtria e Kosovës është garanci e stabilitetit të Kosovës dhe rajonit. Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe në një të ardhme të afërt të jetë e aftë ta mbrojë veten. Meqenëse aktualisht duket e pamundur që në formën e ndryshimeve kushtetuese të vijmë deri […]