Themelohet Dega e Shoqërisë „Lëvizja“ në Maqedoni

Dy vite të Shoqërisë «Lëvizja» e 35 vite të LPK-së
22. August 2017

Gostivar, 27 gusht 2017

Pas hapjes së mbledhjes nga ana e veprimtarit Luan Veliu, i cili edhe kishte bërë përgaditjet dhe organizimin e kësaj Mbledhje të Parë Konsultative, për themelimin e Degës dhe mbajtjes një minut heshtje për nderë të jetës dhe veprës deri në flijim të Dëshmorëve të Atdheut, zhvillimet dhe punimet e kësaj mbledhje do t’i vazhdonte nënkrytari i Shoqërisë Lëvizja Fatmir Limani.
U shpalos pika dhe nënpikat e këtij takimi dhe u hap debat në lidhje me pikën e parë rreh arsyes dhe nevojës për krijimin e Degës së Shoqërisë Lëvizja në këto hapësira.
Mbledhjes iu drejtuan me fjalë përshëndetëse edhe kryetari i Shoqërisë Lëvizja Xhevat Bislimi, i cili shpalosi në pika të shkurtëra qëllimet statutare të Lëvizjes dhe arsyen e themelimit të saj. Në këtë debat do të merrte fjalë edhe veprimtari i njohur i Lëvizjes Sadri Ramabaja, i cili shpalosi rëndësinë politike që do të luaj Shoqëria Lëvizja në procesin e zhvillimit të saj.
Debatin do ta vazhdonte veprimtari Emrush Xhemajli, i cili do të theksonte:
“ Ekzistojnë me mijëra Shoqëri dhe Lëvizje të krijuara në mbarë hapsirat shqiptare, por që në thelb kanë qëllimin e përfitemeve të tyre si dhe burimet e financimit të tyre janë në kryeqendra shtetesh të cilat kanë pretendime të ndryshme ndaj tokave shqiptare. Ndërkohë që Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Shoqëria Lëvizja si pasuese e saj burimin e financimit e ka mbi bazën e forcës vullnetare, kështu që ajo nuk ka se si të mos jetë e suksesshme“.
Në këtë takim fjalën do të merrte edhe Daut Rexhepi, i cili debatoi rreth nevojës së domosdoshme të krijimit të kësaj Shoqërie.
Pas akumulimit të debateve kjo pikë u hodh në votim me çka nga afro 60 anëtarë pjesëmarrës votuan 58 për formimin, asnjë kundër dhe 2 të përmbajtur. Pas aprovimit të kësaj pike u përzgjodhën anëtarët e kryesisë së Degës së Lëvizjes sipas çelësit të përfaqësimit të të gjitha qyteteve me nga dy anëtarë gjithësecili me qëllim që mos mbivotohet asnjë vend. Kështu që Kumanova mori të drejtën e përfaqësimit me dy anëtarë, Shkupi një, Tetova dy, Gostivari dy, Kërçova dy, Struga dy, Dibra dhe Manastiri një, që do të thotë se emrat e përzgjedhur të kësaj kryesie do të jenë: Ulusi Beqiri, Bashkim Osmani, Isak Bajrami, Ismail Vlashi, Luan Veliu, Zudi Bilalli, Fatmir Limani, Tahir Asani, Tahir Hani dhe Guximtar Labënishti. Ndërkohë që Shkupi, Dibra dhe Manastiri do të përfaqësohen me nga një anëtarë në ndonjë mbledhje të rradhës organizuar nga kryesia e Degës së Shoqërisë Lëvizja në Iliridë.
Pas zgjedhjes së kryesisë u kalua në pikën e fundit të rendit të ditës me çka kryesia zgjodhi për kryetar Ulusi Beqirin – Kumanovë, nënkryetar Guximtar Labënishti – Strugë dhe Luan Veliu – Gostivar, sekretar për çështje organzative Isak Bajrami – Tetovë dhe sekretari për çështje financiare u vendos që të përzgjidhet në ndonjë mbledhje të rradhës.
Mandati i kësaj kryesie vlen deri në mbledhje e Kuvendit të ardhshëm të rregullt.

Gostivar, 27 gusht 2017
Shoqëria Lëvizja