14. Dezember 2015

Themelohet dega e Shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani

Njoftim për Opinion Düsseldorf, 13 dhjetor 2015 Sot në Dyseldorf të Gjermanisë, në prani të shumë ish veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, u themeua dega e shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani. Pas një diskutimi të gjatë e të shtruar, u mor përsipër që të themelohet Këshilli i Përkohshëm Drejtues i cili do të udhëheqë shoqatën deri në mbajtjen e Kuvendit të parë zgjedhor. Koordinator i degës në Gjermani u caktua Avdyl Hima Shoqata „Lëvizja“ E-Mail: info@levizja.org
2. August 2015

Ky është Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Shoqatës „Lëvizja“

Këta janë emrat e të zgjedhurve në Këshillin e Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“: Adnan Asllani (Koordinator) Afërdita Devishi Agush Buja Avni Dehari Bajram Ajeti Bedri Islami Bedri Llapashtica Blerim Muriqi Fatmir Arifi Ibish Neziri Ilir Popaj Isuf Sherifi Xhevat Bislimi Zarije Bajrami  
1. August 2015

Themelohet shoqata „Lëvizja“

SHOQATA LËVIZJA Njoftim për Opinion Prishtinë, 1 Gusht 2015 Sot në praninë e konsiderueshme të ish anëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, nga Kosova dhe trevat e pushtuara, në lokalet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u themelua „Shoqata Lëvizja“. Lëvizja Popullore e Kosovës me veprimtarinë e saj çlirimtare, përgjatë tri dekadave të shkuara, ka bërë detyrën ndaj atdheut; ka ndërtuar veprimtarin e çështjes „Luftëtarin e lirisë“, ka mbajtur të gjallë shpresen e lirisë dhe ka ngritur brenda gjirit të saj Ushtrinë Çlirimtare, e cila varësisht nga hapësirat ku veproi mori emërtimin. E djeshmja e Lëvizjes Popullore të Kosovës ishte një […]