4. Oktober 2016

U ZGJODH KRYESIA E SHOQATËS „LËVIZJA“

Të shtunën, më 1 tetor 2016, në ambientet e hotel „Sirius“ në Prishtinë, u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“. Kjo ishte mbledhja konstituive e Këshillit Drejtues pas Kuvendit të parë Zgjedhor të mbajtur në Prishtinë më 30 korrik 2016. Këshilli Drejtues u zotua në përmbushjen e orientimeve të Shoqatës „Lëvizja“që burojnë nga Deklarata Themeluese. Shoqata „Lëvizja“ është OJQ e cila ka per synim që të avancojë, promovojë dhe kultuvojë historinë e levizjeve çlirimtare. Këshilli Drejtues, pas diskutimeve të shumta mbi strategjinë e veprimit të Shoqatës „Lëvizja“, dhe ndarjes së detyrave, zgjodhi edhe Kryesinë e Shoqatës në këtë […]
2. August 2016

Deklaratë e Kuvendit të Parë Zgjedhor të shoqatës „Lëvizja“

Shoqata „LËVIZJA“   D E K L A R A T Ë   Sot në Prishtinë, në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“. Në një atmosferë konstruktive, të debatit përmbajtësor, Kuvendi i zhvilloi punimet në prezencë të 101 delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare si dhe nga mërgata. Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ zgjodhi Këshillin Drejtues prej 35 anëtarëve. Kuvendi i Parë Zgjedhor i Shoqatës „LËVIZJA“ e miratoi, në parim, projekt-statutin dhe autorizoi Këshillin Drejtues që të harmonizojë atë në përputhje me vërejtjet dhe propozimet e bëra në Kuvend. […]
19. Juni 2016

Fotogaleri nga Kuvendi Zgjedhor i Degës në Zvicër

19. Juni 2016

U mbajt Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër

Neuenhof, 19 qershor 2016 Më 19 qershor 2016, në Neuenhof të Zvicrës, zhvilloi punimet Kuvendi i Parë Zgjedhor i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër. Të pranishëm ishin ish-veprimtarë të shumtë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Kuvendi u mbajt në një frymë të diskutimit konstruktiv duke theksuar domosdoshmërinë e egzistimit të Shoqatës si dhe forcimit të saj. Pati edhe propozime konkrete të cilat do t’i përcillen në formë të shkruar Kuvendit të Parë Zgjedhor i cili do të mbahet më 31 korrik 2016 në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe ish-veprimtarë nga Gjermania jugore, të cilët u zotuan për forcimin e […]
16. Juni 2016

U mbajt takim konsultativ në Prishtinë

Prishtinë, 16 qershor 2016 Sot në Prishtinë, nën organizimin e Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“ u organizua një takim konsultativ me ish anëtarë e simpatizantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, si dhe veprimtarë të dalluar të lëvizjes së fshehtë çlirimtare. Takimi u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në prani të rreth pesëdhjetë veprimtarëve nga vise të ndryshme të Kosovës. Në fillim, pjesëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues informuan të pranishmit lidhur me qëllimet e shoqatës „Lëvizja“ që burojnë nga Deklarata e miratuar më 1 gusht 2015 në Prishtinë, në Kuvendin Themelues të saj. U theksua se qëllimi […]
8. Mai 2016

Njoftim

Të dielën, më 8 maj 2016, Këshilli i përkohshëm Drejtues i Degës së Shoqatës „LËVIZJA“ në Zvicër mbajti një takim të zgjeruar me ish-anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Në mbledhje u diskutua për domosdoshmërinë e funksionalizimit të Shoqatës „LËVIZJA“ duke pasur një mendim unanim për të arritur sa më parë nivelin e duhur organizativ. Këshilli i Përkohshëm Drejtues dhe të pranishmit ishin unanim në konkluzionet e mëposhtme: – Ti kërkohet Këshillit të Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „LËVIZJA“ organizmimi i Kuvendit të parë Zgjedhor në Prishtinë, më së largu deri më 1 Gusht 2016. – Të gjithë ish-anëtarët e LPK-së […]
20. Dezember 2015

Themelohet dega e shoqatës „Lëvizja“ në Zvicër

Neuenhof, 20 dhjetor 2015 Sot në Neuenhof të Zvicrës u bë themelimi i degës së shoqatës “Lëvizja” në Zvicër. Në një takim të mbajtur në restorantin “Posthorn” të pranishmit i përshëndetën edhe anëtarët e Këshillit të Përkohshëm Drejtues. Ishte konkluzion i përbashkët se shoqata është një domosdoshmëri e kohës e cila do të japë kontributin e vet në mbledhjen, ruajtjen, kultivimin, mbrojtjen, promovimin dhe afirmimin e vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë. Pas diskutimeve të shtruara u bë edhe zgjedhja e Këshillit […]
14. Dezember 2015

Themelohet dega e Shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani

Njoftim për Opinion Düsseldorf, 13 dhjetor 2015 Sot në Dyseldorf të Gjermanisë, në prani të shumë ish veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, u themeua dega e shoqatës „Lëvizja“ në Gjermani. Pas një diskutimi të gjatë e të shtruar, u mor përsipër që të themelohet Këshilli i Përkohshëm Drejtues i cili do të udhëheqë shoqatën deri në mbajtjen e Kuvendit të parë zgjedhor. Koordinator i degës në Gjermani u caktua Avdyl Hima Shoqata „Lëvizja“ E-Mail: info@levizja.org
2. August 2015

Ky është Këshilli i Përkohshëm Drejtues i Shoqatës „Lëvizja“

Këta janë emrat e të zgjedhurve në Këshillin e Përkohshëm Drejtues të Shoqatës „Lëvizja“: Adnan Asllani (Koordinator) Afërdita Devishi Agush Buja Avni Dehari Bajram Ajeti Bedri Islami Bedri Llapashtica Blerim Muriqi Fatmir Arifi Ibish Neziri Ilir Popaj Isuf Sherifi Xhevat Bislimi Zarije Bajrami  
1. August 2015

Themelohet shoqata „Lëvizja“

SHOQATA LËVIZJA Njoftim për Opinion Prishtinë, 1 Gusht 2015 Sot në praninë e konsiderueshme të ish anëtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës, nga Kosova dhe trevat e pushtuara, në lokalet e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u themelua „Shoqata Lëvizja“. Lëvizja Popullore e Kosovës me veprimtarinë e saj çlirimtare, përgjatë tri dekadave të shkuara, ka bërë detyrën ndaj atdheut; ka ndërtuar veprimtarin e çështjes „Luftëtarin e lirisë“, ka mbajtur të gjallë shpresen e lirisë dhe ka ngritur brenda gjirit të saj Ushtrinë Çlirimtare, e cila varësisht nga hapësirat ku veproi mori emërtimin. E djeshmja e Lëvizjes Popullore të Kosovës ishte një […]