2. Mai 2017

Mbledhja Konsultative e LPRK-së, Kollarë – Kërçovë, 23-24 prill 1993

Lista e pjesëmarrësve në Mbledhjen Konsultative të LPRK-së në Kollare më 24 prill 1993 Kryesia e LPRK-së: Xhavit Haziri Ramadan Avdiu Halil Selimi Hidajete Krasniqi Guximtar Labënishti Delegatë nga Dega jashtë vendit: Adem Grabovci Ali Ahmeti Bilall Sherifi Gafurr Elshani Musa Demiri Delegatë nga Këshillat e Rretheve: Adnan Asllani Ahmet Haxhiu Azem Syla Beajdin Hallaqi Behxhet Luzha Beqir Limani Dervish Çadraku Fadil Bajrami Fatmir Brajshori Gani Fetaj Hashim Thaçi Hulusi Beqiri Hysen Gega Ibish Neziri Ilaz Kadolli Milaim Elshani Mustafë Krasniqi Ramadan Pllana Ruzhdi Veliu Sahit Berisha Sali Lajqi Mbledhjen e kanë drejtuar Xhavit Haziri dhe Ali Ahmeti Mbledhja ka […]
24. April 2017

Fjala e Fatmir Limanit në përurimin e pllakës përkujtimore në Kollarë

Shumë të dashura Familje të Dëshmorëve, Të respektuar të plagosur dhe ushtarë të lirisë, Të nderuar të burgosur politik, udhëheqës, veprimtarë dhe anëtarë të Lëvizjes Popullore të Kosovës. Të nderuar të pranishëm e sotmja shënon edhe ditën e përjetësimit të veprimtarëve të Lëvizjes Popullore të Kosovës Naser Veliu dhe Nurie Zeka. Dy dekada e gjysmë më parë në këtë fshat, në këtë vend, në këtë shtëpi u mblodhën bashkë dhe ilegalisht delegat nga të gjitha hapsirat shqiptare: Ali Ahmeti, Gafurr Elshani, Ahmet Haxhiu, Adnan Asllani, Hashim Thaçi, Bilall Sherifi, Adem Grabovci, Beajdin Allaçi, Xhavit Haziri, Fadil Bajrami, Fatmir Brajshori, Musa […]
24. April 2017

Shpaloset pllaka përkujtimore për LPK-në në Kollare të Kërçovës

Shtëpia e Halit Zeqirit, 24 vjet histori: “Prej sot e tutje shtëpia jonë ka hyrë në rrjedhat e historisë së të gjithë shqiptarëve dhe ju përgëzoj të gjithëve që ta gëzojmë lirinë dhe pllakën e vendosur në këtë vend”, kanë qenë fjalët e të zotit të shtëpisë, Halit Zeqiri, në vatrën e të cilit u mbajt mbledhja konsultative e LPK-së, 24 vjet më parë Fami Bajrami Dje, në Kollare të Kërçovës, solemnisht është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë figura të LPK-së […]
21. März 2017

FSK të shndërrohet në Ushtrinë e Kosovës

Lidhur me projektligjin e inicuar për shndërrimin e FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, Shoqëria „Lëvizja“ shpreh këtë qëndrim: Shoqëria „Lëvizja“ mendon se miratimi i projektligjit për FSK-në, ku FSK shndërrohet në Ushtrinë e Kosovës është një nga çështjet më të rëndësishme për shtetin e Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes nga shtetet kryesore të botës. Ushtria e Kosovës është garanci e stabilitetit të Kosovës dhe rajonit. Kosova duhet ta ketë ushtrinë dhe në një të ardhme të afërt të jetë e aftë ta mbrojë veten. Meqenëse aktualisht duket e pamundur që në formën e ndryshimeve kushtetuese të vijmë deri […]
2. März 2017

Të rishikohet marrëveshja për kufirin me Malin e Zi

Marrëveshja për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshja për “Bashkësinë e komunave serbe” kanë thelluar dallimet midis forcave politike shqiptare në Republikën e Kosovës dhe midis shqiptarëve përgjithësisht. Lëshimet e mëdha që i janë bërë Serbisë nuk janë miratuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve të Republikës. Pakënaqësi të mëdha ka shkaktuar edhe marrëveshja që Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar me Malin e Zi për shënimin e vijës kufitare. Sipas ekspertëve të pavarur, me këtë marrëveshje, Republika e Kosovës humb rreth 8200 hektarë tokë. Këmbëngulja dhe trysnia e krerëve të institucioneve të Republikës së Kosovës për […]
4. Februar 2017

Letër ngushëllimi familjes së shkrimtarit Dritëro Agolli

E nderuara familje e Dritëro Agollit, Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Dritëro Agolli. Me këtë rast duam të ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet ikonë e letërsisë dhe e kulturës kombëtare. Ai ishte frymëzimi i i brezave për liri në të gjitha trojet shqiptare. Do të mbetet i përjetshëm dhe dritërues me veprat e tij! Në këto momente të rënda për ju, ne shoqëria «Lëvizja» duke bashkëndjerë dhimbjen që keni, jemi me mendje e me zemër pranë jush, duke ju dhënë […]
20. Januar 2017

Shoqëria «LËVIZJA» mbështet protestën në Colmar të Francës

Nesër, më 21 janar 2017 në Colmar të Francës do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca. Shoqëria «Lëvizja» e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij. Shoqëria «Lëvizja» e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste. Shoqëria «Lëvizja» fton posaçërisht degët e saj në Francë, Zvicër dhe Gjermani, të tregohen në nivelin e mobilizimit, në mënyrë që […]
20. Januar 2017

Fjala e hapjes në simpozium nga Kryetari Xhevat Bislimi

Të nderuar të pranishëm ! Para se të lexoj fjalën time po citoj dy citate-thënie nga Heronjtë tanë : njëri është i Kadri zekës dhe tjetri i Jusuf Gërvallës. “…..Vetëm bashkimi i të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, klase a pikëpamjesh politike mund të shpëtojë atdheun tonë nga kthetrat e përgjakshme të armiqve ». (Kadri Zeka) “…..Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s`do të ketë forcë, që të na ndalë […]
13. Januar 2017

Shoqëria «LËVIZJA» mbështet protestën në Gjenevë

Më 14 janar 2017 në Gjenevë do të mbahet një protestë kundër ndalimit të padrejtë të gjeneralit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, si dhe moslirimit të plotë të tij nga Franca. Shoqëria „Lëvizja“ e konsideron ndalimin dhe mbajtjen nën arrest të Ramush Haradinajt, një akt politik dhe kërkon lirimin e menjëhershëm e të pakusht të tij. Shoqëria „Lëvizja“ e mbështetë këtë protestë legjitime dhe fton të gjithë anëtarët e simpatizantët e saj që t’i bashkohen kësaj proteste. Protesta mbahet të shtunën më 14 janar 2017 duke filluar nga ora 14:00 në këtë adresë: Plaine de Plainpalais CH-1205 Geneve Kryesia e Shoqërisë […]
11. Januar 2017

SIMPOZIUM SHKENCOR „THEMELIMI I LËVIZJES – LPK DHE HERONJTË E JANARIT 1982“

 SHOQËRIA “LËVIZJA” INSTITUTI ALBANOLOGJIK – DEGA E HISTORISË SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË TË KOSOVËS   SIMPOZIUM SHKENCOR THEMELIMI I LËVIZJES – LPK DHE HERONJTË E JANARIT 1982 Prishtinë, e martë, 17 janar 2017, në orën 10:0o Këshilli Organizues Hysen Matoshi Xhevat Bislimi Hydajet Hyseni Sadri Ramabaja Memli Krasniqi   Programi Seanca e hapjes, më 17 janar 2017, ora 10:00 – 14:00 Vendi: Prishtinë, Instituti Albanologjik Kryesia e punës: Hysen Matoshi, Alfred Moisiu, Hydajet Hyseni Fjala e hapjes: Xhevat Bislimi, kryetar i Shoqërisë “Lëvizja” Fjalë përshëndetëse: Hysen Matoshi, drejtor i Instituti Albanologjik Hydajet Hyseni, kryetar i Shoqatës së të Burgosurve […]